image Ky është personi që sulmoi me thikë dhe me shufër hekuri policët në Gjakovë

Siguri

Ky është personi që sulmoi me thikë dhe me shufër hekuri policët në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar pasditen e sotme në Gjakovë, pasi që sulmoi zyrtarët policorë të këtij rajoni me thikë dhe me shufër hekuri, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se personi në fjalë është Nikollë Domgjoni.

Nikollë Domgjoni

Ai dyshohet se është person me rrezikshmëri të lartë dhe ka shumë raste të hapura në policinë e këtij rajoni.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i tha sonte Gazetës Sinjali, se ai është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë, për shkak se, sipas tij, ai vuan nga problemet mendore.

Policia kishte arritur ta arrestonte atë, vetëm pas përdorimit të sprejit.

“Personi ka qenë në mes të rrugës, duke sharë dhe kërcënuar kalimtarët e rastit dhe patrulla policore, përkundër urdhrave verbalë drejtuar të dyshuarit për të hedhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdoi të bëhej më agresiv dhe ka sulmuar policinë me shufër dhe thikë dhe kundër tij është përdorur sprej, dhe i dyshuari është arrestuar. I njëjti kishte probleme mentale dhe atij i është dhënë trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Xhurkaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/