image Ky është personi që po kërkohej nga Policia në Pejë, ua drejtoi armën policëve dhe arriti të ikte

Siguri

Ky është personi që po kërkohej nga Policia në Pejë, ua drejtoi armën policëve dhe arriti të ikte

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se si Policia ka tentuar të ndalojë në Pejë, një person që kërkohej, por i njëjti kishte arritur të ikte përsëri. Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Bekë Salihajn, që kërkohet për disa vepra penale.

Detaje se si i dyshuari iku nga Policia, më 23 gusht në Pejë

Sinjalizues të Sinjalit, që ishin në vendin e ngjarjes kur ndodhi rasti thanë për Sinjalin se persona që ishin në afërsi të një marketi, në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, e njoftuan Policinë se personi që po kërkohej gjendej në atë pjesë.

Posa zyrtarët policorë kanë arritur në atë rrugë, kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, por i njëjti ua ka drejtuar armën dhe ka filluar të ikte.

Duke shfrytëzuar rrugicat, i dyshuari ka shkuar në drejtim të lagjes “Kristal”. Sinjalizuesit e Sinjalit thanë se në këtë mënyrë, i dyshuari arriti të ikte nga Policia, edhe pse kjo e fundit kishte angazhuar disa njësi policore në ndjekje të tij.

Sipas sinjalizuesve, me aq sa kanë arritur ta shohin, i dyshuari kishte të veshur pantallona të shkurta, ishte i gjatë, me mjekër dhe kishte tatuazhe.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bënë me dije se i dyshuari Bekë Salihaj kërkohet për disa vepra penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/