image Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish

Siguri

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish

news image

Policia e Kosovës ka tentuar ta ndalojë një person të kërkuar, dje në Pejë, por i njëjti ka arritur të ikë sërish, shkruan Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja ndodhi në rrugën “Bill Klinton”, rreth orës 15:30, kur njësitet e policisë hasën në personin që kërkohej, i njëjti ka nxjerrë nga brezi një armë dhe iu është drejtuar zyrtarëve policorë.

I dyshuari më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe akoma është në arrati.

/GazetaSinjali/