image Ky është personi që me forcë mori një telefon në Gjakovë -i iku punëtores së mobilshopit por jo edhe Policisë

Siguri

Ky është personi që me forcë mori një telefon në Gjakovë -i iku punëtores së mobilshopit por jo edhe Policisë

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një vjedhje që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku një 40-vjeçar dyshohet se e ka vjedhur një telefon në një mobilshop.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari është Safet Smajlaj, i cili dyshohet se e ka vjedhur një telefon të tipit “Iphone 8 plus”, i cili kapë vlerën prej 200 eurosh.

Rastin në Polici e ka lajmëruar punëtorja e këtij dyqani, e cila ka deklaruar se i dyshuari e ka marrë telefonin dhe ka dalë nga dyqani pa e bërë pagesën.

Siç mëson Sinjali, punëtorja e ka ndjekur të dyshuarin, mirëpo nuk ka arritur ta kapë atë.

Ndonëse i ‘shpëtoi’ punëtores, Smajlaj më pas është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/