image Ky është personi që e shkeli qëllimisht qenin me traktor në Graçanicë të Bosnjës dhe Hercegovinës

Evropë

Ky është personi që e shkeli qëllimisht qenin me traktor në Graçanicë të Bosnjës dhe Hercegovinës

news image

Para disa dite në media dhe rrjete sociale ishte shpërndarë një video në të cilën shihet një shofer traktori duke e shkel qëllimisht një qenë.

Gazeta Sinjali merr vesh se shoferi i këtij traktori është Sanel Mujacic me nacionalitet boshnjak.

Ndërsa raca e qenit që është shkel është Husky dhe fatmirsisht ky qen është gjallë dhe autoritet e Bosnjës dhe Hercegovinë kanë paralajmëruar se do të ngrenë akuza kundër autorit të krimit.

Videoja e publikuar nga Klix.ba tregon qenin duke vrapuar para traktorit, dhe personi që po e ngiste atë duke rritur shpejtësinë e tij dhe duke shkelur me dashje kafshën. Pas atij akti mizor, ai shpëtoi dhe kafsha mbeti e shtrirë e pafuqishme në rrugë.

Ky akt monstruoz ka ndodhur në Rashlevo afër Graçanicës në Bosnjë e Hercegovinë./Gazeta Sinjali/