image Ky është personi që dyshohet për tentim vrasjen në Prizren, Policia akoma në kërkim të tij

Siguri

Ky është personi që dyshohet për tentim vrasjen në Prizren, Policia akoma në kërkim të tij

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një tentim vrasje me armë zjarri në orën 11:35 në rrugën “Latif Berisha” në Prizren, ku mbeti i plagosur në këmbë një person. Sinjali mëson se i dyshuari është Demokrat Morina, i njohur me nofkën “Llaseri”.  

I njëjti është larguar dje menjëherë nga vendi i ngjarjes, derisa Policia vazhdon ta kërkojë atë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Sinjali, ku konfirmuan informacionet e Sinjali, se i dyshuari ka të kaluar kriminale.

Nga Policia kanë njoftuar po ashtu se personi i lënduar është dërguar në emergjencë për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/