image Tentim vrasje në Prizren, plagoset një person

Siguri

Tentim vrasje në Prizren, plagoset një person

news image

Minuta më parë ka ndodhur një tentim vrasje në rrugën “Latif Berisha” në Prizren me ç’rast është plagosur një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari pas gjuajtjes me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

Policia ka informacion për personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.

/Gazeta Sinjali/