image Ky është personi më i votuar i LDK-së pas Vjosa Osmanit në Pejë

Kosovë

Zgjedhjet/ Ky është personi më i votuar i LDK-së pas Vjosa Osmanit në Pejë

news image

Vjosa Osmani ka qenë kandidatja më e votuar e Lidhjes Demokratike në komunën e Pejës në zgjedhjet zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidatja për kryeministre e kësaj  partie ka marrë 12.671 vota nga qytetarët e Komunës së Pejës, ndërsa i dyti më i votuari ishte Kujtim Shala me 7.537, në bazë të listës së siguruar nga gazeta Metro.

Ata pasohen nga Shkumbin Gashi, Brahim Selimaj, Suzana Muriqi dhe Faik Zekaj.

Nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse ende preliminar, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike pretendojnë që të krijojnë së bashku Qeverinë e ardhshme të Kosovës./Gazeta Sinjali/