image Ky është pejani që përfundoi dy herë brenda ditës në Polici, kërcënoi punëtorin e Jaffas dhe një person tjetër

Siguri

Ky është pejani që përfundoi dy herë brenda ditës në Polici, kërcënoi punëtorin e Jaffas dhe një person tjetër

news image

Një qytetar në Pejë përfundoi dje dy herë brenda ditës në Polici pasi dyshohet se kërcënoi punëtorin e restorantit “Jaffa”, që gjendet në objektin e ETC-së në Pejë dhe një dëshmitar. I dyshuari u ndalua për 48 orë dhe u dërgua në qendrën e mbajtjes.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që po dyshohet për veprën penale ‘kanosje’ është Endrit Çavolli.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se herën e parë i dyshuari u arrestua pasi kërcënoi verbalisht punëtorin e restorantit. Policia menjëherë e arrestoi dhe i njëjti u lirua me vendim të prokurorit.

I dyshuari siç duket nuk u mjaftua me kërcënimin ndaj punëtorit dhe me të dalë nga stacioni policor, ai mori rrugën për te restoranti, ku kërcënoi edhe një person tjetër.

Sipas burimeve të Sinjalit Policia është vënë në lëvizje dhe e ka arrestuar të njëjtin sërish, i cili më pas u dërgua në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/