image Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

news image

Prishtina Weather parashikon se gjatë javës vijuese do të ketë borë dhe acar, ku pritet të filloj dimri i vërtetë me ditë të akullta. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, në javën vijuese si duket po fillon dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C. 

Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intensitetit të dobët, e më intenzive përreth viseve malore.  Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore. 

Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.

Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premta me një tendencë në rritje.

/GazetaSinjali/