image Ky është zyrtari i Shërbimit Korrektues që u përfshi në një rrahje

Siguri

Ky është zyrtari i Shërbimit Korrektues që u përfshi në një rrahje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Polica ka ushtruar kallëzim penal ndaj një zyrtari të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një përleshje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Selman Bytyqin, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ndaj Bytyqit dhe dy të dyshuarve të tjerë E.B., dhe H.G., të përfshirë në rast Policia ka nisur hetimet. Të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në një rrahje, pas një mosmarrëveshje verbale, më 15 shkurt të këtij viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/