image Ky është numri i zyrtarëve policorë që vdiqën si pasojë e COVID-19

Kosovë

Ky është numri i zyrtarëve policorë që vdiqën si pasojë e COVID-19

news image

Sot u dha njoftimi për vdekjen e zyrtarit policor, Miftar Kurti, në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë, i konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Me vdekjen e zyrtarit policor Kurti, numri i policëve që vdiqën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në gjashtë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me anë të një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali.

Aktualisht janë 194 zyrtarë policorë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve të PK-së me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 484.

“Që nga paraqitja e pandemisë e deri më 20.08.2020, 484 punonjës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre janë shëruar 278, ende aktiv janë 194, ndërsa fatkeqësisht 6 zyrtarë policorë kanë ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.  /Gazeta Sinjali/