image Ky është numri i të burgosurve që u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë - Sinjali

Ky është numri i të burgosurve që u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

news image

Që nga 3 marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë, 12 të burgosur në burgjet e Kosovës janë infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Aktualisht të infektuar aktiv me COVID-19 janë vetëm tre të paraburgosur, ka thënë për Gazetën Sinjali, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Të infketuarit po trajtohen në karantinat e qendrave korrektuese. Gjendja e tyre shëndetësore eshtë e mirë dhe janë në shërim e sipër”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sipas SHKK-së gjendja në shërbimet korrektuese është stabile dhe nuk ka mungesë të mjeteve që parandalojnë infektimin me COVID-19.

Por, për ta mbajtur nën kontroll gjendjen, SHKK thotë se është detyruar që të vazhdojë ndalimin e vizitave të familjarëve, duke bërë të ditur dhe si formë të vetme kontkakti kanë vetëm takimet virtuale përmes “Skype”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur. Si alternativë komunikimi, në të gjitha institucionet korrektuese janë mundësuar telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, pranimet e reja, fillimisht i nënshtrohen fazës katërmbëdhjetë ditore të karantinimit për të vazhduar me vendosjen e rregullt”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për Gazetën Sinjali.

Deri më tani asnjë i burgosur dhe asnjë punonjës i institucioneve korrektuese nuk ka vdekur si pasojë e pandemisë “COVID-19”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin