Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, janë raportuar 48 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 2 mijë e 288 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 5 persona nga COVID-19.
Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 108 mijë e 513.
2 mijë e 266 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19.