image Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

news image

IKSHPK para pak çastesh ka konfirmuar 27 persona të prekur me koronavirus dhe asnjë pacient të shëruar sot. Me konfirmimin e 27 rasteve të reja, numri i personave aktiv me koronavirus në vend ka shkuar në 237, raporton Gazeta Sinjali.

Deri më tani në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar në 1110, prej tyre 883 persona janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

IKSHKP apelon qytetarët që t’i lajnë duart, të vendosin maskat në fytyrë dhe të mbajnë distancën fizike. /Gazeta Sinjali/