image Ky është numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë

Kosovë

Ky është numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë

news image

Mbi 300 mijë automjete në vit regjistrohen dhe sigurohen në Kosovë. Derisa 30 për qind prej tyre nuk kanë sigurim valid si dhe mbi 110 mijë automjete janë të paregjistruara.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku i konsideron këto shifra alarmante.

Sipas tij, kjo përqindje e automjeteve të paregjistruara po i shkakton dëme të mëdha kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun kosovar.

Ai kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme të pastroj listat e automjeteve të paregjistruara në sistem.

“Janë 355 mijë automjete që çdo vit sigurohen dhe regjistrohen në Kosovë. 30 për qind prej tyre nuk kanë sigurim valid në Kosovë e cila është alarmante. Ndërsa sa i përket sigurimit shëndetësor 3% e popullatës në Kosovë janë të siguruar”.

“Që nga viti i kaluar ne kemi rekomanduar Ministrinë e Punëve të Brendshme të pastroj listën e automjeteve të paregjistruara në sistem. Janë mbi 110 mijë automjete të paregjistruara. Të pastrojmë data bazën pastaj t’i fokusojmë kampanjat tona”, tha ai për EO./Gazeta Sinjali/