Dukuria e operacioneve plastike e pranishme sidomos tek përfaqësuesit e estradës dhe të showbizit, nuk ka lënë pa prekur edhe protagonistët politikë në vend.
Njëri prej tyre që ka rënë pre e këtij trendi është ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Drenicasi duket se nuk ka qënë i përmbushur me pamjen e tij natyrale dhe së fundi është shfaqur me një pamje tjetër.
Ministri me prejardhje nga Drenasi i është nënshtruar operacionit kirurgjik në fytyrë për tu dukur më bukur. Ai ka bërë një korrigjim të hundës së tij.
Ish anëtari i Nismës, tashmë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, kësaj here do të paraqitet para simpatizantëve me look-un e ri në përpjekje për ta marr besimin e tyre për karrigen e deputetit.
Në vijim është fotografia e ministrit Shyqiri Bytyqi para dhe pas operacionit. /Sinjali/