Këngëtarja e mirënjohur. Linda Halimi, ka bërë një publikim në rrjetet sociale lidhur me përvojën në spektaklin e “Këngës Magjike”, njëherësh duke e uruar fituesin Alban Ramosaj.
“Ah, jam ndier shumë mirë dhe jam kënaqur shumë! Një tjetër përvojë e bukur. Urime shumë fituesit të merituar Alban Ramosaj dhe urime të gjithëve për performancat e bukura… Sa kohë e gjatë ishte pa u parë”.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet, dashurinë pafund që më keni falë gjatë gjithë kohës në Shqipëri! Mezi pres t’ju takoj prapë”, ka shkruar këngëtarja.
Lindita ka bërë të ditur se këto ditë do të publikohet kënga e saj “Amin”, me ç’rast i ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj.
“Pa t’pa” ishte kënga me të cilën Lindita u prezantua në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike”. /Gazeta Sinjali/