image Ky është kandidati i PDK-së për deputet që nuk u certifikua nga KQZ-ja

Politikë

Ky është kandidati i PDK-së për deputet që nuk u certifikua nga KQZ-ja

news image

Një emër nga lista zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Argjend Tashollin, i cili mbante numrin 71 në këtë listë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe vetë Tasholli, i cili tha se bëhet fjalë për një gjobë prej 300 euro me të cilin ai është dënuar në shkurt të vitit 2018.

Ai thotë se nuk ka qenë në dijeni që ky dënim nuk i ka kaluar ende tri vite.

“Sot nga Partia Demokratike e Kosovës më njoftuan se ka mundësi që të mos të jem në garë për deputet, ku si shkaktar është një dënim i formës së prerë me vlerë 300 euro të cilin e kam paguar. Dënimi paska qenë brenda afatit ku edhe 22 ditë pa i kaluar 3 vjet që për këtë s’kam qenë në dijeni, duke menduar se ka kaluar kohë më e gjatë”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Tasholli tha se do ta respektojë çdo vendim të Partisë Demokratike dhe çdo vendim që është në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

“Unë do ta respektoj çdo vendim të Partisë Demokratike, të cilën e falënderoj për besimin dhe mbështetjen të cilën ma dhanë që unë të jem brenda listës së deputetëve. Ne duhet të vazhdojmë për të mirën e vendit, po ashtu faleminderit atyre që më përkrahën. Do të vazhdojmë së bashku edhe nëse nuk jam në listë. Do ta respektoj çdo vendim që është në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/