image Ky është i riu që vdiq tragjikisht sot në aksident, e kishte pasion motorin

Siguri

Ky është i riu që vdiq tragjikisht sot në aksident, e kishte pasion motorin

news image

Një person ka vdekur gjatë ditës së sotme pas një aksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Mus Preqi, 33-vjeçar.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i policisë së Kosoves për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 14:05 dhe të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë, ku për pasojë ka ndërruar jetë ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Sinjalin.

I ndjeri duket se ishte një i apasionuar pas motoçikletave. Pasionin për motoçikletat ai e tregonte edhe përmes postimeve në llogarite e tij në rrjete sociale.

https://www.facebook.com/mp.preqi/videos/10217910650392019/?cft[0]=AZVWqK2PAXv8F6OqOcG3jDvo4Bgb3vZOA_RersdjHLvrJXJ9eVU-BIslgGr2EONAuJfsIpdDbUxQKQF86aBTQUTVlRGT4oJdsfAWPCKtj60rLTQQu8q50L0VoSAclmwvogipYQHUrK6_uclVecJC1R_i_xnXbBTNg4bADfIBPYP3JQ&tn=%2CO-R
image 39
https://www.facebook.com/mp.preqi/posts/pfbid0xDqqvcdkYmY4Kvr58ggTRauRH4fXD4fR7eLu4JSUKD9D7Qigc4954jM6qngZe3ngl?cft[0]=AZX5JDxf5HZks6xJsb_8L0xXNXh4L5ZTdQbI4uOWERtQDls9MqkrM8HWzLUdKeGGaul8SZ1YUTLb7jSfiaE1wPCFOS0PpetW30KCbOkZQcHQ9YOfGI7rVXUmNfgXjM0xcJXUxh7Xr2asUpP-OgW1xGCUiqsWD1k09d7z_DKAEU25ag&tn=%2CO%2CP-R
https://www.facebook.com/mp.preqi/posts/pfbid0gszsQ3QzMUXjBYoayxnyKUM9LVQVH9b43rJpQi8TRWVFBu4dGCijokHp9Vo5drYQl?cft[0]=AZUUupMSYbY0PsAXUupdRFd_ROrz86sUfRVTdlGiyhoNgSTXz7TYjj83nO9AoTSUqUqadH5Dpg8a98fU2R_8EPsPdF3BNw5xbS6ECuA0Lf3A4F2dwO1i2LKnO–lDWyn9MKXx-YgvrZ8XE2qPk0VyeGhJzUl9UMlcOdX3k71aSKQqA&tn=%2CO%2CP-R
https://www.facebook.com/mp.preqi/posts/pfbid0aZvhfwBYJL7hgC35xf84tDkccboSasVdjhBvWPvwufV1hyJ2xNoWicXx3fsnPzYsl?cft[0]=AZV64pwgBxIuVC142BnKs2-c3_mZ1le7pK4Ul-Sv0iqWBjI6425jJTssAG9DDbq2JOCHvWnuwJ-IUcFWGechPo1MZVKzR4nwlXohnQ1cuWnl4p7J6Bktx7VS2f9i3K8OcxNrq9afW5wpVCkzefiNT37uKewippIUeY2xmV0LeMQDXg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/