image Ky është i riu që u vra sonte në Gjilan

Siguri

Ky është i riu që u vra sonte në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një përleshje, në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

E nga burimet e veta, Sinjali ka mësuar që viktima është Egzon Rafuna.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar policia e Gjilanit, por nuk kanë dhënë detaje.

Sinjali ka siguruar një fotografi të të ndjerit, Egzon Rafuna, që është 22 vjeç.

Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

/GazetaSinjali/