image Ky është i riu që u gjet pa shenja jete sot në Pejë - Sinjali

Ky është i riu që u gjet pa shenja jete sot në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person i gjinisë mashkullore, 36-vjeçar, është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 13:00, në fshatin Sferkë e Thatë e Pejës.

Ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, një ditë më parë, të cilët sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të këtij fshati.

Sinjali mëson se viktima është Baton Berisha, i lindur në vitin 1985.

Ai është djali i Mon Berishës, ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe ish-deputetja e kësaj partie nga Peja, Besa Gaxheri.

“Joooo Baton Berisha, Nuk e prisnim që ju të ndaheni nga familja e nga ne, në këtë moshë. Lajm i trishtë, i pa përballueshëm! Kujtimi për ty do mbetet gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe, Djalë fisnik”, shkroi ajo në Facebook.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin