image Ky është i riu që ra në prangat e Policisë, dyshohet për bashkryerje në vrasjen e 49-vjeçarit në Mitrovicë vitin e kaluar

Siguri

Ky është i riu që ra në prangat e Policisë, dyshohet për bashkryerje në vrasjen e 49-vjeçarit në Mitrovicë vitin e kaluar

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili dyshohet për bashkryerje për vrasjen e Driton Salihut, 49-vjeçar vitin e kaluar.

I arrestuari është Adrian.B 30-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mesditës së sotme të datës 23 shkurt 2022, në Vushtrri, është
arrestuar i dyshuarit A. B. 30 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.


I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për
bashkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.


Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është
caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/