Disa ditë më parë është raportuar për një aksident të rëndë me veturë, ku i riu kosovar, Shqiprim Zeqiri, ishte lënduar rëndë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, është bërë e ditur se ai ka ndërruar jetë pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Aksidenti i bërë në Hallaq të Madh ishte fatal për të riun nga Lipjani. Lajmin për vdekjen e të riut e kanë dhënë shokët e tij në rrjetet sociale./ Gazeta Sinjali/