image Ky është i kërkuari nga Gjykata që u kap pasi e njoftoi Policinë për një vjedhje të rëndë

Siguri

Ky është i kërkuari nga Gjykata që u kap pasi e njoftoi Policinë për një vjedhje të rëndë

news image

Sot Policia e ka prangosur një 37-vjeçar nga Prishtina pasi ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por që arrestimi i tij ishte më ndryshe. Gazeta Sinjali ka mësuar emrin e tij dhe iu sjellë detajet.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i arrestuari është Xhelal Matarova, i cili sot e ka thirrur Policinë për të raportuar një vjedhje të rëndë në Hajvali.

Por në momentin që njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë intervistuar 37-vjeçarin, gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj të dyshuarit ekziston një urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas kësaj urdhërese, 37-vjeçari kërkohej për veprën penale “Sulm” dhe në bazë të saj ai duhet të dërgohet në qendrën e mbajtjes në Dubravë që ta vuajë dënimin.

I dyshuari, pas arrestimit është dërguar në stacion dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes në Dubravë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/