Gazeta Sinjali të mërkurën raportoi për të shtëna me armë në rrugën “B” në Prishtinë, ku mbetën të plagosur dy persona, një i dyshuar dhe një kalimtar rasti.
I dyshuari që u plagos nga zyrtari policor i NJRSH-së, Izet Vrajolli, Gazeta Sinjali mëson se është Ruzhdi Ramadani, i cili nuk i përfilli urdhrat e Policisë për ndaljen e të shtënave me armë, me ç’rast plagosi një kalimtare të rastit.
Ruzhdi Ramadani u plagos në këmbë dhe u dërgua në QKUK për trajtim, derisa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.