image I dyshuari për vrasjen në Gadime tentoi të vetëvritet

Siguri

I dyshuari për vrasjen në Gadime tentoi të vetëvritet

news image

Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit. Sinjali mëson se i dyshuari është Xhelal Ramadani.

Burimet e Sinjalit bënë me dije se kur Policia ka arritur në fshatin Gadime, ku ndodhi vrasja, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes, burimet e Sinjalit njoftuan se kanë arritur të gjitha njësitet policore, duke përfshirë edhe komandantin e Policisë në Lipjan, Bashkim Bytyqin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/