image Ky është i arrestuari që e dërgoi pa shenja jete 18-vjeçaren në Spitalin e Ferizajt

Siguri

Ky është i arrestuari që e dërgoi pa shenja jete 18-vjeçaren në Spitalin e Ferizajt

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një vajzë 18-vjeçare që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona të dyshuar.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin Arbër Sejdiu. Ndërkaq i dyshuari tjetër, Dardan Krivaqa, për të cilin Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht, është ende në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të dyshuarit kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Tutje sipas Prokurorisë, Arbër Sejdiu dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqa.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/