image Ky është grupi i hajnave që kryenin vjedhje në villat te Reka e Allagës në Pejë, kapen nga Policia

Siguri

Ky është grupi i hajnave që kryenin vjedhje në villat te Reka e Allagës në Pejë, kapen nga Policia

news image

Vjedhjet e shumta nëpër banesa, shtëpi, lokale e institucione të ndryshme tashmë janë shndërruar në një dukuri që po i shqetëson qytetarët. Përveç humbjeve të mëdha, të tilla raste po shkaktojnë edhe frikë e pasiguri. Herë të vetëm e herë në grup, hajnat po bëjnë kërdi gjithandej, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Reka e Allagës në Pejë, ku tre marokenë kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një villë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije  se tre të arrestuarit janë Abedellah Babah, Rida Derich dhe Chafik Derixh, të cilët ndodhën nën masën e ndalimit policor.

Gazeta Sinjali ka publikuar sot edhe pamjet e këtij rasti, ku shihen tre të dyshuarit teksa tentojë të futën në një villë.

Të njëjtit dyshohen edhe për së paku tri raste të vjedhjeve në këtë fshat, të cilët janë denoncuar nga disa qytetarë.

Pas raportimit të rastit të fundit, Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar, të cilët më pas u zbuluan. Policia zhvilloi një aksion për arrestimin e tyre,  me ç’rast të njëjtit përfunduan në pranga .

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije po ashtu se pas arrestimit, të dyshuarit kanë deklaruar  se kishin hyrë në Kosovë, përmes Serbisë dhe se cak kanë pasur Malin e Zi, ku tentuan të shkonin përmes rrugëve ilegale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për “Vjedhje të rëndë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/