Dje rreth orës 17:04, Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuari në Gjilan, ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve, të llojit marihuanë në peshë 115.3 gramë, 75 copë qese plasmani për paketim dhe një peshore digjitale.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast është Arian Shala, i cili aktualisht është nën masën e ndalimit policor në pritje për t’u dërguar tek gjyqtari i procedurës paraprake.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/