Futbollisti i Evertonit që po hetohet nga policia britanike nën dyshimin se e kishte abuzuar seksualisht një fëmijë po raportohet se është Gylfi Sigurdsson.
Futbollisti 31-vjeçar u arrestua të premten por është liruar me kusht, derisa policia britanike po e heton rastin, sipas mediave lokale, njofton Gazeta Sinjali.
Klubi i lojtarit, Evertoni, ka konfirmuar se e ka pezulluar futbollistin, pa e bërë të ditur emrin e tij, në pritje të hetimit policor.
Derisa policia dhe klubi nuk e kanë bërë të ditur identitetin e futbollistit derisa rasti po hetohet, besohet se i dyshuari është mesfushori islandez Sigurdsson. /GazetaSinjaliSporti/