Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyesni, i cili u zgjodh kryetar i ri i Gjilanit, në Kuvendin e Kosovës do të zëvendësohet nga ish-kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.
Në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës më 14 shkurt, Halil Thaçi kishte marrë 5 mijë e 921 vota.
Halil Thaçi s’arriti ta mposhtë Xhafer Gashin në garën për kryetar të Obiliqit.