image Alban Hyseni i VV-së shpenzoi mbi 7 mijë euro për dreka zyrtare e disa mijëra tjera për derivate
[wp-story id="814678"]

Politikë

Alban Hyseni i VV-së shpenzoi mbi 7 mijë euro për dreka zyrtare e disa mijëra tjera për derivate

news image

Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Gjilanik, që udhëhiqet nga Alban Hyseni, ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për dreka zyrtare, teksa mbi 5 mijë të tjera për derivate.

Gazeta Sinjali ka siguruar faturat e shpenzimeve nga kjo komunë në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

Nga janari i këtij viti deri në fund të muajit gusht, kabineti i kryetarit Hyseni ka shpenzuar 7 mijë e 520 euro vetëm për dreka e darka zyrtare.

Në shpenzimet e kryera nga kabineti i Hysenit, del se një drekë prej 1 mijë e 800 eurove iu dedikua pritjes së ‘Ansamblit Shqiptar Kombëtar’.

111111111111

Kurse, 1 mijë e 400 euro u shpenzuan për një drekë për ‘Ditën e Çlirimit të Gjilanit’. Në këtë drekë morën pjesë 100 persona.

22 1

Ndërkaq, 986 euro u shpenzuan për drekën me anëtarët e KFOR-it nga Amerika.

E sa i përket shpenzimeve për karburante, nga kjo komunë deklarojnë se për 6 muaj kanë shpenzuar 5 mijë e 422 euro e 82 cent.

te dhenat
te dhenat

Kurse, për mëditjet, nga komuna thonë se kryetari Alban Hyseni dhe nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku nuk ka marrë asnjë cent.

Kujtojmë se Hyseni fitoi garën për të parin e Gjilanit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën vitin e kaluar.

/GazetaSinjali/