image Vetëvendosje ndërpret bashkëpunimin me PDK-në në Gjilan

Politikë

Vetëvendosje ndërpret bashkëpunimin me PDK-në në Gjilan

news image

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës për qeverisje në këtë komunë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga vet kryetari i komunës, Alban Hyseni.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka thënë se ishin tre vendime të cilat u bënë shkaktarë për ndërprerjen e këtij bashkëpunimi.

Sipas tij, vendimet e konstatuara si të kundërligjshme dhe që favorizojnë individë e grupe të interesit janë tema që nuk diskutohen dhe anulohen pa alternativë.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/