image Hyseni kujton fitoren e VV-së në Gjilan: Qeverisje me duar të pastra edhe për tri vite tjera

Politikë

Hyseni kujton fitoren e VV-së në Gjilan: Qeverisje me duar të pastra edhe për tri vite tjera

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kujtuar një vjetorin e fitores së Vetëvendosjes në këtë komunë dhe ardhjen e tij në postin e kryetarit.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kanë gjetur dyer të mbyllura në institucione.

“Sot një vit nga fitorja jonë në zgjedhjet lokale. Gjetëm dyer të mbyllura në institucione, i hapëm ato për qytetarë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se në një vit qeverisje janë kursyer mijëra euro teksa e quan qeverisje me duar të pastra.

“Qindra mijëra euro kursime e të tjera investime dhe shumë obligime të shlyera për më pak se një vit. Qeverisje me duar të pastra edhe për tri vite tjera”, thotë i pari i Gjilanit.

Alban Hyseni e kishte mposhtur në balotazh Lutfi Hazirin e LDK-së i cili qeverisë tri mandate me këtë komunë.

Sot një vit nga fitorja jonë në zgjedhjet lokale.Gjetëm dyer të mbyllura në institucione, i hapëm ato për…

Posted by Alban Hyseni on Monday, November 14, 2022

/GazetaSinjali/