Koronavirusi ka shkaktuar 7 mijë e 994 viktima dhe 199 mijë e 394 të infektuar në të gjithë botën.
Deri tani janë shëruan 82 mijë e 806 pacientë dhe kanë lënë spitalet.
Vendi më i prekur është, aty nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3 mijë e 237 viktima dhe 80 mijë e 894 të infektuar, ku edhe ka filluar rënia e rasteve të infektuara.
Organizata Botërore të Shëndetësisë e ka konsideruar Evropën si epiqendrën e re të pandemisë COVID-19.
Vendi i dytë më i prekur është Italia me 2 mijë e 503 viktima dhe 31 mijë e 506 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.
Vendi i tretë më i prekur është Irani me 988 viktima dhe 16 mijë e 169 të infektuar.
Edhe në Francë shifrat janë alarmante pasi janë regjistruar 175 viktima dhe 7 mijë e 730 të infektuar.
Ditën e djeshme presidenti, Makron mori masa drastike ku ndër të tjera u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërkohë në Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi regjistron 533 viktima dhe 11 mijë e 826 të infektuar. Së fundmi edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez rezultoi pozitive në testin e bërë për Covid-19.
Shqipëria është prekur nga koronavirusi, ku deri më tani janë regjistruar 2 viktima dhe 55 të infektuar, ndërsa Kosova ka shënuar 19 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/