Dje rreth orës 09:40 një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se viktima është Ismet Zekaj. Ai është 65 vjeç dhe është nga fshati Carrabreg i Epërm i komunës së Deçanit.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se Zekaj do të varroset nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Carrabreg të Epërm.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Pejës, të cilët kanë thënë se ka dyshime se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:40. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Deçan. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”, mirëpo ka dyshime se mund të ketë bërë vetëvrasje.”
Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë i kanë thënë Sinjalit se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ende nuk kemi informata të detajuara për rastin. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po e presim raportin. Pa dalë raporti nuk mund të arrijmë në përfundime.”