image Ky është 61-vjeçari që u dërgua në vuajtje të dënimit për vjedhje të rëndë në Prizren

Siguri

Ky është 61-vjeçari që u dërgua në vuajtje të dënimit për vjedhje të rëndë në Prizren

news image

Një 61-vjeçar i cili ishte i dënuar dhe në kërkim nga Policia e Kosovës, është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prizren.

Policia e Kosovës, bëri të ditur se 61-vjeçari ishte i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë” andaj edhe ishte në kërkim që të dërgohej në vuajtje të dënimit.

Rreth orës 07:30, në Prizren është arrestuar i dyshuari: P.P, 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhërese për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Vjedhje e rend”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, kush është personi i kapur nga Policia në Prizren?

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e të arrestuarit, e që është Pashk Perlazeri.

Perlazeri dyshohet se ka kryer disa vepra të vjedhjes andaj edhe është dënuar, kurse tani pas arrestimit me urdhër të gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga Policia e Kosovës, kanë treguar se 61-vjeçari është i dënuar me një vit burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej (një ) 1 viti burgim” thuhet në njoftimin e policisë.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 41 persona.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/