Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e një 50-vjeçari, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Ai është kapur gjatë ditës së djeshme në fshatin Osek Pashë të Gjakovës.
Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se personi i kërkuar në bazë të urdhëresës së ILECU është Halit Halitaj.
Sipas të njëjtave burime, arrestimi i personit të kërkuar është bërë nga një patrullë policore e Stacionit Policor në Gjakovë. Pas prangosjes së 50-vjeçarit i njëjti është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë.