image Ky është 48-vjeçari që kërkohej nga Interpoli për vrasjen e vitit 2003, fshihej në Gjilan

Drejtësi

Ky është 48-vjeçari që kërkohej nga Interpoli për vrasjen e vitit 2003, fshihej në Gjilan

news image

Avni Ajruli, 48-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua dje në Gjilan, pasi ndaj tij  ishte lëshuar urdhërarrest nga Interpoli. Ajruli dyshohet se në vitin 2003 ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se më 26 maj të vitit 2003, në Kumanovë, e ka qëlluar një person me një plumb në kokë, me ç’rast viktima nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se pas arrestimit, është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm i Avni Ajrulit në qytetin e Gjilanit dhe më pas i njëjti është dërguar në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ku me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Avni Ajruli

Ajruli ka kryer veprën penale “vrasje” sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës si ”vrasje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan më 28 mars nga Ministria e Drejtësisë, përmes postës elektronike, ka pranuar një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli dhe letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga Shkupi për këtë rast.  

Ndryshe, seanca për caktimin e paraburgimit ndaj Ajrulit është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Sipas Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale, neni 12: “Edhe para pranimit të kërkesës për ekstradim, personi i kërkuar mund të arrestohet dhe paraburgoset për një periudhë maksimale prej dyzet (40) ditësh, në qoftë se shteti kërkues dorëzon tek Ministria kërkesën për arrest të përkohshëm, në të cilën ceket se dokumentet e referuara në nenin 18 paragrafi 2 të këtij ligji ekzistojnë dhe se një kërkesë për ekstradim do të paraqitet në kohën e duhur. Kërkesa për arrest të përkohshëm mund të dërgohet përmes mënyrës elektronike”

/GazetaSinjali/