Qyteti i Gjilanit është tronditur nga një përleshje me thika që ndodhi sot, gjatë së cilës mbeti i vdekur një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është 40-vjeçari, Ismajl Cana, nga fshati Llashticë i Gjilanit.
Gazeta Sinjali po ashtu merr vesh që motivi i përleshjes, që rezultoi me vrasjen e 40-vjeçarit, nisi për shkak të një vajze.
I dyshuari kryesor për këtë rast, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës është Bardhyl Zeqiri.
Një dëshmitar që ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi përleshja, tha për Sinjalin se i dyshuari e ka therur 40-vjeçarin disa herë me thikë.
Fillimisht ai tha se viktima është goditur me thikë në gjoks, pastaj në shpinë dhe në fund në qafë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/