Gazeta Sinjali sot ka raportuar në lidhje me arrestimin e një personi në pikën kufitare në Vërmicë, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar dy urdhërarreste.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se bëhet fjalë për Shpend Çoçajn, i cili u ndalua të mërkurën rreth orës 20:20, në pikën kufitare në Vërmicë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
39-vjeçari pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti e 15 ditë.
“Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 06.04.2022, ku rreth orës 20:20, në PKK Vermic te Prizrenit është ndaluar i dyshuari SH.Ç., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.