image Policia e arreston në kufi personin ndaj të cilit kishte dy urdhërarreste - Dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Policia e arreston në kufi personin ndaj të cilit kishte dy urdhërarreste – Dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Policia kufitare në Vërmicë ka kapur mbrëmë të dyshuarin që po kërkohej në bazë të dy urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sh.Ç., i cili u ndalua të mërkurën rreth orës 20:30, në pikën kufitare në Vërmicë.

I njëjti është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren dhe pas kompletimit të dokumentacionit, në bazë të urdhërarrestit është transferuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 (një) viti si dhe në bazë të urdhërarrestit të dytë në vuajtje të dënimit prej pesëmbëdhjetë (15) muaj.

/GazetaSinjali/