Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 39-vjeçar i cili dyshohet për gjuajtje me armë zjarri, te restoranti “Swiss”, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren. Sinjali ka mësuar se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është Labinot Kicaj.
Kicajt Policia ia gjeti edhe armën që dyshohet se është përdorur në këtë rast, raporton Sinjali.
Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “Glock” nr.serik WAA 843 dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit, Labinot Kicaj është ndaluar për 48 orë
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.