image Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren, erdhi nga Franca për të festuar Vitin e Ri

Shqipëri

Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren, erdhi nga Franca për të festuar Vitin e Ri

news image

Vrasja në lokalin e natës në dalje të Prizrenit “Kobra City”, që ndodhi mëngjesin e sotëm ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prizren, duke shoqëruar për në stacion një numër të madh të personave, të cilët po intervistohen për momentin. Në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar imazhin e Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.

Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar Vitin e Ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.

Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi./Shqiptarja.com/

/GazetaSinjali/