image Ky është 30-vjeçari që ra në prangat e Policisë pasi dyshohet për katër grabitje

Siguri

Ky është 30-vjeçari që ra në prangat e Policisë pasi dyshohet për katër grabitje

news image

Javën që shkoi Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një 30-vjeçar, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura, brenda një muaji në Prishtinë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i riu që ra në prangat e Policisë është Lirigzon Sogojeva.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në katër raste të grabitjeve, në lagjen Lakërishtë dhe Emshir. Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Ndryshe, në ditën e  arrestimit, Policia ka kontrolluar edhe vendbanimin e të të dyshuarit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Policia aty ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri,  14 fishekë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për rastet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/