image Ky është 28-vjeçari që u prangos për sulmin ndaj zyrtarit policor në sigurim të rezidencës së Ambasadës Amerikane

Siguri

Ky është 28-vjeçari që u prangos për sulmin ndaj zyrtarit policor në sigurim të rezidencës së Ambasadës Amerikane

news image

Gazeta Sinjali raportoi se sot në orët e para të mëngjesit është arrestuar një person për shkak të dyshimit se i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që dyshohet për sulmin ndaj zyrtarit policor, përgjegjës për siguri në rezidencën e ambasadës amerikane, është 28-vjeçari Qëndrim Breca.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kundër tij është ushtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/