image Ky është 23-vjeçari shqiptar i cili u vra sot në Athinë, 4 vjet më parë i ekzekutuan vëllanë - FOTO

Evropë

Ky është 23-vjeçari shqiptar i cili u vra sot në Athinë, 4 vjet më parë i ekzekutuan vëllanë – FOTO

news image

23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur në Delvinë është vrarë me thikë në Athinë ditën e sotme pas orës 05:30.

I riu është transportuar në spital i plagosur, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është futur menjëherë në sallën e operacionit, ku nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

Ndërsa, mediat vendore të Greqisë raportojnë se nuk dihen ende detaje të tjera mbi ngjarjen, ku i paidenfitikuar mbetet edhe autori.

Sipas mediave vendore të Shqipërisë, bëhet e ditur se viktimës në vitin 2019 iu vra vëllai Ridjan Myftari, në Gjermani.

/GazetaSinjali/