image Ky është 23-vjeçari që ndërroi jetë në një vetaksident sonte në Prizren

Siguri

Ky është 23-vjeçari që ndërroi jetë në një vetaksident sonte në Prizren

news image

Një 23-vjeçar ndërroi jetë pasi që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori në një vetaksident trafiku në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, sonte rreth orës 19:55, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Arti Ramadani.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe vëllai i tij, i cili ishte në veturë bashkë me 23-vjeçarin.

Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nga policia i kanë thënë Sinjalit se ai është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit./Gazeta Sinjali/