Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është Edin Blakqori, 16-vjeçari nga fshati Obrançë i Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut e cila ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Gazeta Sinjali/